10:41 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Milan me kontakte të reja për Theo Hernandez, duhet të mposht Bayer Leverkusenin

Milani e ka shumë seriozisht për Theo Hernandez.

Drejtori teknik i rosonerëve, Paolo Maldini u takua me të të dielën në Ibiza duke i shpjeguar projektin e tyre.

Reali nuk e ka në plan 21 vjeçarin dhe do ta shes te secila skuadër që do të ofroj 20 milionë euro për të, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës, Maldini dhe drejtori sportiv Massara do të kenë kontakte të reja me spanjollët për të verifikuar fizibilitetin e operacionit.

Për të blerë Hernandez , kuqezinjtë do të duhet të kapërcejnë konkurrencën e Bayer Leverkusen, e cila kishte lëvizur mirë përpara dhe gjeti një marrëveshje në parim me Real Madridin dhe me agjentët e mbrojtësit.

Gjermanët ofrojnë shansin për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por historiku i Milanit dhe pjesëmarrja e Maldinit mund të ndryshojnë gjithçka. /IndeksOnline/