10:55 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Milan merr një lajm të mirë para ndeshjes me Atalantan

Milani do të përballet sonte me Atalantan, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”San Siro” më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Piol dhe tifozët kuq e zi, kanë marrë një lajm të mir para kësaj sfide.

Portieri francez, Mike Maignan, pritet që të startoj sonte nga minuta e parë.

Ai pritet të rikthehet në fushë pas plotë 161 ditëve, ku si pasoj e lëndimit humbi edhe Kampionatin Botëror me kombëtaren franceze.

Ky është formacioni i mundshem i Milanit kundër Atalantas: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Tonali, Krunic, Theo Hernandez; Brahim, Giroud, Leao./IndeksOnline/