09:12 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Milan ‘mërzitet’ nga Higuain, ka mundësi të largohet në janar

Aventurës së Gonzalo Higuainit tek Milan pritet t’i vije fundi më shpejt se që mendohej.

Sipas ‘SkySport Italia’, Higuaini ka gjasa të largohet nga gjiganti italian në afatin kalimtar të janarit, transmeton Indeksonline.

Po ashtu besohet që udhëheqësit e klubit nuk janë të interesuar ta mbajnë një lojtar 31 vjeçar që i kushton shumë buxhetit të Milan.

Ndërsa ‘Rai Sport’ raporton se ekipi londinez Chelsea po e analizon situatën e argjentinasit dhe pritet të vihet në sulm për ta transferuar.

Higuain është i huazuar nga Juventus tek skuadra e Milan me të drejtë blerje në fund të sezonit për 36M euro./Indeksonline/