20:17 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Milan po punon për të ardhmen, ka gati 5 transferime

Milan-i duket se nuk ka ndërmend të humbë kohë dhe ka filluar të mendoj që tani për sezonin e ardhshëm, kur në drejtim të kuqezinjve pritet të jetë Ralf Rangnick.

Gjermani pritet të marrë vendin e Stefano Pioli-t në përfundim të këtij sezoni dhe klubi, siç ka bërë të ditur shtypi italian në ditët e kaluara, do të vërë në dispozicion të tij 75 milionë euro, duke përjashtuar shitjet e mundshme.

Sipas Il Giornale, kjo shumë do të përdoret nga Rangnick për të blerë 5 lojtarë. Një mbrojtës të djathtë, dy mesfushorë, një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues.