22:45 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / OSH

Milan tregon forcën, mposhtë Veronën me përmbysje

Skuadra e Milan ka arritur fitore të madhe në shtëpi kundër Veronës, me rezultat të ngushtë 3-2, transmeton Indeksonline.

Rossonerët ishin në disavantazh pas pjesës së parë prej dy golave nga Caprari e Barak, por falë një super pjese të dytë arritën të marrin pikët e plota, me golat e Giroud, Kessie nga penalltia dhe një autogoli të Gunter.

Milan me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 22 pikë, të paktën deri sa të luajë Napoli, ndërsa Verona e sheh vetën në pozitën e 8 me poaq pikë.