14:40 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / L K

Milani do të luaj ndaj Juventusit me portierin e tretë titullar, një 40 vjeçar!

Pas skualifikimit të Maignan, për Milanin në derbin ndaj Juventusit duhej të startonte Sportiello.

Portieri i dytë i Milanit ka pësuar një dëmtim në ligament dhe nuk do të mund të luaj në derbi.

Prandaj do të jetë në dorën e Antonio Mirantes të mbrojë portën e Piolit.

Portieri i tretë i Milanit nuk ka luajtur asnjë ndeshje të plotë që nga viti 2021, kur mbante ende fanellën e Romës.

40 vjeçari nuk garanton stabilitet në portën milaniste dhe do të jetë një përparësi për Juventusin./Indeksonline/