09:57 / E Premte, 01 Shtator 2023 / L K

Milani dorëzohet për Taremin, nis misionin e blerjes së yllit afrikan

Milani do të tentoj me çdo kusht sot blerjen e një sulmuesi. Mehdi Taremi nuk do të jetë kjo blerje.

Zyrtarët e Milanit janë dorëzuar për sulmuesin iranian për shkak të komplikimeve në marrëveshje.

Ideja e re e Milanit është blerja e yllit të Leicester, Patson Daka. Sulmuesi nga Zambia e pëlqen largimin nga skuadra angleze dhe kalimin te gjiganti italian.

Problemi i vetëm mund të jetë vështirësia e skuadrës angleze për të gjetur një zëvëndësues të tij.

Daka është 24 vjeçar dhe shquhet për shpejtësinë e tij./Indeksonline/