20:01 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Milani e fillon me humbje dhe me 0 goditje në portë sezonin e ri

Milani e ka filluar në mënyrën më të keqe sezonin e ri në Serie A.

Rosonerët janë mposhtur nga Udinese me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së parë, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rodrigo Becao në minutën e 72-të të ndeshjes.

Gjatë 90 minutave Milani nuk ka pasur as edhe një gjuajtje brenda kuadratit të portës. /IndeksOnline/