20:31 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / C E

Milani e ka filluar me fitore sezonin e ri në Serie A.

Kampionët në fuqi kanë mposhtur Udinesen me rezultat 4-2 në ndeshjen hapëse të kampionatit italian.

Golat për Milanin i shënuan Theo Hernandez (11’), dy Rebic (15’ dhe 68’) dhe Brahim Diaz (46’), shkruan Indeksonline.

Për Udinesen realizuan Rodrigo Beco (2’) dhe Masina (45+3’).

Me këtë fitore, Milani është e para me 3 pikë aq sa ka edhe Atalanta që mposhti Sampdorian me rezultat 0-2. /IndeksOnline/