16:57 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

Milani e ka seriozisht “muhabetin”, “blindon” vendin e parë në Serie A

Milani ka vazhduar me serinë pozitive në Serie A.

Skuadra kuq e zi ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së nëntë të elitës së futbollit italian.

Rosonerët ishin me disa mungesa në këtë lojë, duke e përfshirë Ibrahimovicin dhe trajnerin Stefano Pioli, shkruan Indeksonline.

Milani që në këtë ndeshje u drejtua nga Bonera kaloi në epërsi në minutën e 17-të me golin e Alesio Romagnolit.

Rezultatin e dyfishoi Frank Kessie nga penalltia në minutën e 28-të.

Mesfushori kishte mundësi të shënonte edhe golin e tij të dytë por gaboi në penalltinë tjetër në minutën e 40-të.

Me këtë fitore, Milani është në vendin e parë në tabelë me 23 pikë, pesë më shumë se Interi dhe Sassuolo derisa Roma dhe Juventus janë në vendin 4 dhe 5 me nga 17 pikë. /IndeksOnline/