23:26 / E Premte, 15 Janar 2021 / Blerim

Milani firmos me mesfushorin fantastik të Torinos

Milani ka zyrtarizuar transferin e Soualiho Meites në huazim me opsion blerjen nga Torinoja

Kuqezinjtë e kanë konfirmuar transferimin e mesfushorit francez në San Siro për sezonin e mbetur.

“AC Milani është i kënaqur të lajmërojë se kanë arritur një marrëveshje të përkohshme me opsion për ta bërë të përhershme në bazë të paraqitjeve të tij të futbollistit Soualiho Meite nga Torino FC”, shkruan në deklaratën e klubit.

“Mesfushori do të jetë kuqezi deri më 30 qershor 2021”.