16:18 / E Diele, 30 Gusht 2020 / C E

Milani fiton derbin me Interin, për Tonalin

Është çështje ditësh kur Sandro Tonali të vesh fanellën e Milanit.

Sipas mediave italiane, rosonerët kanë arritur marrëveshje në parim me Brescian dhe lojtarin dhe shumë shpejtë pritet zyrtarizimi.

Milani do të paguaj 10 milionë euro për huazimin e Tonalit këtë sezon me të drejtë blerje për 18 milionë vitin e ardhshëm.

Toanli do të përfitoj një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, shkruan Indeksonline.

Maldini ka qenë shtysi i kësaj marrëveshje dhe dëshira e lojtarit për të veshur fanellën kuq e zi pasi që në fëmijëri ka qenë tifoz i Milanit.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet në mesjavë.

Në garë për Tonalin ishte edhe Interi por që ka stagnuar kohët e fundit edhe pse kishte një marrëveshje qysh më herët me lojtarin.

Tonali luan si mesfushor dhe është krahasuar me Pirlon për lojën e ngjashme që bën. /IndeksOnline/