22:41 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / C E

Milani fiton derbin ndaj Romës, ngushton diferencën me Interin

Pas dy humbjesh radhazi, Milani është rikthyer te fitorja në Serie A.

Rosonerët kanë mposhtur Romën me rezultat 1-2 në “Olimpico” në ndeshjen e javës së 24-të.

Milani kaloi në epërsi ën minutën e 43-të me golin e Kessie nga penalltia, shkruan Indeksonline.

Roma barazoi rezultatin në minutën e 50-të me një gol të bukur të Vertout.

Golin e fitores për Milanin e shënoi Rebic në minutën e 58-të.

Calhanoglu, Ibrahimovic dhe Rebic pësuan lëndime dhe u zëvendësuan gjatë ndeshjes.

Milani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 52 pikë, katër pikë më pak se Interi.

Roma në anën tjetër mbetet në vendin e pestë me 44 pikë. /IndeksOnline/