14:13 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Milani gjen zgjidhjen për FPF, huazon yllin e Napolit

Milani është duke e shqyrtuar mundësinë e huazimit të Amadou Diawara nga Napoli për ta zëvendësuar Lucas Biglian, por se klubit i duhet një ”OK” nga Carlo Ancelotti.

”Rossonerët” janë në mungesë të Bonaventuras dhe Biglias shkaku i lëndimeve, derisa Montolivo gjithashtu mungon.

Derisa drejtori teknik, Leonardo do të donte përforcime në janar, klubi ende është duke e pritur vendimin nga UEFA për ”Fair Play Financial”, transmeton IndeksOnline.

Image result for diawara napoli

Sipas Tuttosport, zgjedhja mund të jetë huazimi i Diawaras nga Napoli për gjashtë muaj.

21-vjeçari ka startuar në vetëm katër ndeshje këtë sezon në Serie A, kështu që mund ta pranojë mundësinë që të luajë më shumë.

Megjithatë, trajneri, Carlo Ancelotti mund ta refuzojë ofertën e ish-skuadrës së tij./IndeksOnline/