18:22 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

Milani i drejtohet Raiolas, i kërkon futbollistin që ka shënuar 20 gola këtë sezon

Milan ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin 18-vjeçar të AZ Alkmaar, Myron Boadu.

Holandezi ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon duke shënuar 20 gola në 35 ndeshje të luajtura.

Sipas mediave italiane, rosonerët dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e tij këtë verë dhe kanë nisur bisedimet me agjentin e tij, Mino Raiola.

Boadu ka kontratë me AZ Alkmaar deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro. /IndeksOnline/