22:37 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Milani i “madh” po kthehet, shënon fitore të madhe

Milani ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Serie A, vetëm për herë të dytë këtë sezon.

Rosonerët kanë mposhtur Bolognan si mysafir me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së 15-të të Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Piatek në minutën e 15-të nga penalltia, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 32-të Theo Hernandez dyfishoi rezultatin për Milanin.

Tetë minuta më vonë spanjolli realizoi përsëri por në portën e gabuar, duke i dhënë dhuratë Bolognas.

Golin e tretë për Milanin e realizoi Giacomo Bonaventura në minutën e parë të pjesës së dytë.

Lojën e rihapi Sansone me një gol nga penalltia gjashtë minuta para fundit, por që nuk arritën të barazojnë rezultatin.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në pozitën e 10 me 20 pikë, një më pak se Napoli dhe Parma dhe  tetë më pak se Atalanta. /IndeksOnline/