12:18 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Milani kërkoi transferimin e CR7, por hoqi dorë për këtë arsye

Ish-shefi ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone pohon se Li Yonghong donte transferimin e Cristiano Ronaldos.

Fassone dhe Li ndanë rrugët në verë pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, pavarsisht shpenzimeve prej 200 milionë euro.

Megjithatë, is-drejtori i Juventusit, Interit dhe Napolit tani ka zbuluar se Li tentoi ta transferojë Ronaldon një vit para se t’i bashkohej Juventusit, transmeton IndeksOnline.

Image result for fassone li

”Është e vërtetë, Li donte transferimin e Ronaldos në Milan”, tha ai për Il Sole 24 Ore.

”Ai e donte CR7 te ‘Rossonerët’ sepse besonte se ka forcë të madhe në tregun kinez”.

”Lojtari donte të largohej nga Reali. U takuam vitin e kaluar edhe me agjentin e tij, Mendes, por unë e binda Li se Ronaldo ishte shumë i shtrenjët”./IndeksOnline/