17:25 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Milan-Gattuso deri më 2021 (Foto)

Skuadra e Milanit ka konfirmuar zyrtarisht se trajneri Gennaro Gattuso ka nënshkruar kontratë të re.

Ish-mesfushori zëvendësoi të larguarin, Vincenzo Montella gjatë këtij sezoni dhe ka fituar dashurinë nga Rossonerët, shkruan IndeksOnline.

Gattuso ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Milanin deri në qershor të vitit 2021.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i sportit Marco Fassone.

“Pa Fassonen dhe Mirabellin unë nuk do të isha këtu. Më është dhënë mundësia dhe unë jam shumë i lumtur. Shpresojmë shumë se do ta kthejmë Milanin e vërtetë”, ka thënë Gattuso pas nënshkrimit të kontratës së re./IndeksOnline/