75 Mall Live Search
08:04 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Milani kërkon sulmuesin e Real Madrid

Një ëndërr franceze për gjithë verën. Misioni i Milan, që ka çuar dy drejtues në Madrid, sipas asaj që shkruan “AS” është Karim Benzema.

Mirabelli dhe Abbiati ishin në “Bernabeu”, gjatë gjysmëfinales së Champions League, Real-Bayern, pikërisht për të ndjekur nga pranë sulmuesin francez.

Kuqezinjtë duan një sulmues për sezonin e ardhshëm dhe pasi janë përmendur emrat e Zaza dhe Dzeko, Benzema është në krye të listës për klubin kuqezi.

Por jo vetëm kaq, duket se Milan ka marrë informacione edhe për Dani Ceballos, aventura e të cilit me Real Madrid ka mbërritur në fund.