17:29 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Milani me portierin e tretë në ndeshjen kundër Veronës

Në fundjavë Milani do të luaj kundër Veronës në ndeshjen e xhiros së 20-të të Serie A.

Për këtë sfidë, trajneri Stefano Pioli nuk mund të llogarisë në portierin e parë Gianluigi Donnarumma, shkruan Indeksonline.

Numri një i portës rosonere ka pësuar një lëndim në sfidën e fundit dhe i kanë sugjeruar të pushoj për këtë sfidë.

Antoni Donnarumma duket se do të jetë zgjedhja e parë për portën e Milanit, para të sapo ardhurit, Asmir Begovic.

Boshnjaku është transferimi i fundit i Milanit por ende nuk është gati për të debutuar. /IndeksOnline/