18:03 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Milani me sulmin më të dobët në çerek shekullin e fundit

Milani është duke kaluar në një fazë aspak të mirë këtë sezon.

Rosonerët po kalojnë në një krizë të madhe rezultatesh dhe tashmë kanë ndryshuar dy trajnerë në vetëm nëntë ndeshje.

Deri më tani, sulmi i Milanit ka qenë shumë i dobët, shkruan Indeksonline.

Vetëm nëntë gola të shënuar në nëntë ndeshjet e para kampionale.

Kjo nuk i ka ndodhur skuadrës nga qyteti i modës 24 vitet e fundit, që nga viti i hershëm 1995.

Forma e dobët e sulmit rezulton në një formë aspak të mirë të Piatek, që është edhe sulmuesi kryesor. /IndeksOnline/