08:57 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Milani në garë për sulmuesin në formë të Serie A

Krzysztof Piątek është sulmuesi më në formë në Serie A në gjysmën e parë të sezonit.

Ylli i Genoas është duke u kërkuar nga skuadrat me emër të Italisë, ku së fundi është kontaktuar edhe nga Milani, shkruan Indeksonline.

Sipas edicionit të sotëm të La Gazzetta dello Sport , Milani ka marrë tashmë hapat e parë duke nisur dialogun mes Leonardo dhe presidentit të Genoas. Ideja e djallit është për të ngritur një operacion për verën e ardhshme pavarësisht vlerësimit astronomik prej 60 milionë eurosh.

Milani mund të investojnë kursimet e Higuain për të provuar Piatek, duke i kushtuar vëmendje gjithashtu kufirit të caktuar nga UEFA për merkato deri në vitin 2021. /IndeksOnline/