Milani publikon fanellat për sezonin e ri 2026/27
Milani ka publikuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Këto fanella rikthejnë vijat e trasha kuqezi, që karakterizojnë gjigandin italian.
Ato mund të bëjnë debutimin në ndeshjen e tyre të fundit në Serie-n A, kundër Cagliarit ashtu siç bëjnë “rossonerët” çdo vjet.
Mbetet të shihet se a do t’i sjellin fat, pasi që një fitore e tyre do t’i siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/

