14:42 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / LB

Milani rrëmben pozitën e parë në Serie A, mposht Sampdorian

Ka përfunduar ndeshja hapëse e programit të sotëm të Serie A, ku Milani ka arritur të arkëtojë pikët e plota.

Gjigandi italian AC Milan ka shënuar sot fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Sampdorias, ndërsa ka arritur ta rrëmbejë edhe pozitën e parë në tabelë.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për “Rossonerët” e shënoi sulmuesi anësorë Rafael Leao, pas një asistimi të portierit Maignan në minutën e 8’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani tani ngjitet në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 55 pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm Sampdorias që zë vendin e 16 në tabelë në kuotën e 23 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Milanit.