08:01 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / C E

Milani rrezikon rekordin negativ të Serie A

Nga kampion dimri në vendin e pestë.

Një super rrëshqitje e cila e nxori Milanin virtualisht nga zona e Champions League, objektivi i deklaruar në fillim të sezonit.

Sipas SportMediaset, në këtë kuptim, Ibrahimovic dhe shokët e tij të skuadrës rrezikojnë të vendosin një rekord negativ që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Asnjëherë në të kaluarën, në epokën e 3 pikëve për fitore (’95 -’96), skuadra kampione e dimrit nuk ka mbetur jashtë katër vendeve të para.

Në ’98 -’99 dhe në 2002-2003 Fiorentina e Trapattoni dhe Milani i Ancelottit e mbyllën në vendin e parë pas fazës së parë dhe më pas përfunduan të tretët në fund të kampionatit, por këto janë dy rastet ekstreme. /IndeksOnline/