Milanit i rikthehet problemi i vjetër, renovimi i Donnarummas
Donnarumma është lojtari kryesor i Milanit në dy vjetë e fundit.
Portieri italian është më i riu në formacionin e Giampaolo, por ai është edhe më me shumë paraqitje për klubin, 166.
20- vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe merr pagën më të lartë në skuadër, 6 milionë euro.
Skuadra tashmë duhet të filloj negociatat për renovimin e kontratës pasi që ai ka oferta nga klube evropiane, si PSG.
Megjithatë Milani është i interesuar që të vazhdoj me portierin, që shihet si pika kryesore e skuadrës. /IndeksOnline/