23:10 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Milanit nuk po i lejohet prezantimi i fanellave të reja (Foto)

Milan nga sezoni i ardhshëm do të vesh fanellat të kompanisë PUMA duke përfunduar kontratën pas shumë vitesh me Adidas.

Megjithatë, edhe pse shumica e skuadrave i kanë prezantuar fanellat e reja, rosonerët ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, shkruan indeksonline.

Sipas medieve italiane, kontrata me Adidas përfundon me 30 qershor dhe deri atëherë nuk kanë të drejtë futbollistët e Milanit të veshin fanella me një firmë tjetër. /IndeksOnline/