22:09 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Milano me “pyll vertikal” që ndihmon në reduktimin e tymit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës

Nëse kryeqyteti financiar i Italisë ka një ngjyrë dominuese, ajo është ngjyra gri. Jo thjesht për shkak të tullave të arkitekturës së kudogjendur neoklasike, por edhe prej qiellit me ngjyrë gri, si pasojë e ndotjes.

Megjithatë, Milano ka tani në mendje një tjetër ngjyrë; të gjelbrën!

Qyteti ka plane ambicioze për të mbjellë 3 milionë pemë të reja deri në vitin 2030, një lëvizje kjo që ekspertët thonë se mund të ndihmojë në reduktimin e smogut në qytet.

Në zemër të Milanos, për më tepër, është ndërtuar një ishull i gjelbër me kullat e banimit që njihen si“Pylli vertikal”, ndërtimi i të cilave përfundoi në vitin 2014, me qëllim jovetëm që të përmirësohet cilësia e ajrit, por edhe cilësia e jetesës sëbanorëve.

Kullat e larta, të mbushura në çdo ballkon me pemë dhe bimësi, thithin dioksid karboni dhe pjesëzat “PM10”, një ndotës që shkakton edhe kancerin në mushkëri.

Aktualisht, qyteti ka vetëm 7 për qind gjelbërim dhe kjo shifër është shumë më e ulët krahasuar me qytete të tjera europiane, si për shembull Frankfurti me 21.5 për qind, apo Amsterdami me rreth 21 për qind.

Por, deri në vitin 2030,Milano shpreson të rrisë këtë shifër mes 17-20 për qind, duke u barazuar kështume Tel Avivin e ditëve të sotme.TCH

Temat: