09:41 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Milena Ivanoviq: Të huajt po fshehin regjistrimet e vrasjes së Oliverit

E veja e udhëheqësit të vrarë “GI SDP” Milena Popovic Ivanovic, beson se dikush është duke u përpjekur për të fshehur të vërtetën në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq. Ajo për “Kurir” tha se ka shumë arsyetime të palogjikshme dhe e rreme, gjithashtu imazhet satelitore sigurojnë se ka një pengesë në hetim, transmeton Indeksonline.

“Unë kam të njëjtin informacion që ka edhe presidenti Aleksandar Vucic, ku thotë se imazhi satelitor me sa duket nuk ekziston fare, sepse atë ditë ishte me mjegull. Ju e dini shumë mirë se atë ditë mund të mbani mend si asnjë tjetër nuk kishte absolutisht ndonjë mjegull. Imazhet satelitore po fshehën sepse ato mbajnë faktet se kush e vrau Oliverin. Ky arsyetim nuk pi më ujë”, ka thënë Milena Ivanoviç.

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është qëlluar më armë zjarri mëngjesin e 16 janarit në fillim të këtij viti në veri të Mitrovicës.

Kreu i serbëve të Kosovës u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërsa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Rezultatet e hetimeve të cilat do të qonin në identifikimin e autorve, janë duke u zvarritur në mënyrë të paqartë edhe më tutje. /Indeksonline/