13:04 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Miley Cyrus i shkatërrohet shtëpia në Kaliforni

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus ka mbetur krejtësisht e dëshpëruar kur ka kuptuar që shtëpia e saj në Malibu të Kalifornisë është shkatërruar.

Miley përmes Twitterit ka treguar se i është shkatërruar shtëpia por se i fejuari i saj Liam Hemsworth dhe kafshët që i kishte aty kanë arritur të shpëtojnë, transmeton Indeksonline.

“Tërësisht e shkatërruar nga zjarret që preken komunitetin tim. Unë jam njëra nga ato me fat. Kafshët dhe dashuria e jetës sime dolën të sigurt dhe kjo ka rëndësi në këto momente” kishte shkruar këngëtarja.

Po ashtu ajo ka kërkuar që të gjithë të dhurojnë para ose kohë për Kalifornin që të rikthejnë gjithçka nën kontroll atje./Indeksonline/

Temat: