75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Humbi shtëpinë nga zjarri që pushtojë Kaliforninë, Miley Cyrus tregon për periudhën e vështirë

Shtëpia që aktorja e njohur Miley Cyrus kishte së bashku me të dashurin Liam Hamworth u shkatërrua nga zjarri që pushtojë Kaliforninë kohë më parë.

Aktorja ka folur për herë të parë për efektin që kjo ngjarje ka pasur tek ajo kjo humbje derisa deklaroj se po mundohet të qëndroj pozitive, shkruan Indeksonline.

“Sinqerisht jam në një proces të shërimit aktualisht, jeta është e mbushur me befasi, mendoj se të përjetuarit e një eksperience si fatkeqësitë natyrore është mjaftë sfiduese për karakterin e njeriut dhe mënyra se si ne reagojmë në këto situata” ka deklaruar Miley në ‘Air with Ryan Seacrest”.

Ajo u shpreh se njerëzit nuk kanë kontroll mbi këto gjëra dhe duhet të vendosin nëse dëshirojnë të traumatizohen nga ajo që ju ndodh apo ta marri si një eksperiencë që iu ndihmon të rriteni.

Ndryshe, Miley dhe Liam kanë dhuruar donacion prej 500 mijë dollarësh për të ndihmuar të prekurit nga zjarri në Malibu./Indeksonline/

Temat: