22:22 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Miley Cyrus lanson projektin e ri, shfaqet atraktive në videoklip

Netflix ka publikuar videon muzikore të “On a Roll”, këngën e interpretuar nga Miley Cyrus (si Ashley O) në episodin ” Black Mirror “. Pjesë nga video janë shfaqur edhe në episodin e radhës.

“On a Roll” përfshihen tekstet e përshtatura nga Nine Inch Nails, ndërsa Miley shfaqet mjaft provokuese në videoklip.

Videoklipi i këngës tashmë është lansuar në Youtube dhe vetëm pak orë nga publikimi ka arritur gjysmë milion klikime.

Ndryshe, Miley vitin e kaluar kurorëzoj dashurinë e saj me martesë me aktorin, Liam Hemsworth./Indeksonline/