09:00 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Miliarderi japonez kërkon tetë persona nga e gjithë bota, për të fluturuar në Hënë

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa po fton rreth tetë anëtarë të publikut që të bashkohen me të për një udhëtim rreth hënës në fluturimin e Elon Musk në SpaceX.

“Unë dua që njerëz nga të gjitha llojet e prejardhjeve të bashkohen”, tha ai në një video përmes twitter, ku ndau gjithashtu një lidhje me detajet e aplikacionit.

Ai tha se për të gjithë do të paguajë udhëtimin, kështu që ata që do të vijnë në bord do të fluturojnë falas.

Misioni, i quajtur DearMoon (E dashura hënë), është planifikuar të zhvillohet në 2023.

Aplikantët duhet të plotësojnë dy kritere: ata duhet të dëshmojnë “çfarëdo aktiviteti” në të cilin “të ndihmojnë njerëzit e tjerë dhe shoqërinë më të madhe në një farë mënyre” dhe janë “të gatshëm të mbështesin anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndajnë aspirata të ngjashme”, tha ai.

“Unë kam paguar të gjitha vendet, kështu që do të jetë një udhëtim privat”.