17:02 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Miliarderi nga Teherani mëson të flasë shqip falë Morenës (Foto)

Ditë më parë u bë bujë e madhe sa i përket lidhjes së modeles Morena Taraku me miliarderin nga Teherani të quajtur, Sasha Sobhani.

Pas gjithë bujës, ky i fundit madje bëri edhe disa gjëra për të, një tatuazh dhe publikimin disa herë me radhë të këngës së saj më të re, shkruan Indeksonline.

Njësoj veproj edhe Morena sa i përket tatuazhit,duke shkruar në trupin e saj emrin e Sashës.

Kësaj radhe ai ka vërtetuar se Morena po e mëson atë të flas gjuhën shqipe, madje di të shkruajë edhe fjalën “Të dua”, fjalën më të ëmbël shqipe.

Siç duket lidhja e tyre vetëm sa po bëhet më e ngushtë./Indeksonline/