10:57 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Miliarderi norvegjez, gati t’i blejë 4.000 apartamente në Berlin, acarohen gjermanët

Kompania suedeze “Heimstaden Bostad”, me pronarin norvegjez Ivar Tolefsen ka njoftuar se është në bisedimet finale për blerjen e afro 4.000 apartamenteve në Berlin. Synimi i kompanisë është blerja e 130 ndërtesave në të cilat janë të shtrira 3902 apartamente, 208 lokale afariste dhe 321 hapësira parkimi.

Vlera totale e tyre është 830 milionë euro. Ky lajm nuk po pritet aspak mirë nga gjermanët, sidomos banorët e Berlinit.

Kjo pasi që çmimet e qirave në qytet janë dyfishuar në dhjetë vitet e fundit dhe blerja nga norvegjezi do të rriste gjasat që çmimi i banesave me qera të rritet edhe më shumë, shkruan Indeksonline.

Çmimi i banesave në Berlin ka qenë gjithmonë shumë më i ulët, duke pasur parasysh që qytetarët e Berlinit kanë fituar më pak se sa pjesa tjetër e qytetarëve në Gjermani.

“Ne kemi plane afatgjata. Ne kurrë nuk blejmë për të shitur më shtrenjtë. Përkundrazi, ne investojmë në lehtësira dhe punojmë me qiramarrës për të krijuar lagje të rehatshme dhe të qëndrueshme për tregun e Berlinit” ka thënë miliarderi norvegjez./Indeksonline/