22:03 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Miliarderi Soros në aksion për dialogun – Në Serbi me Vuçiqin, në Kosovë me Shpendin!

Djali i miliarderit amerikan, George Soros, Alexi, fondacioni i familjes së njohur botërore që operon në Republikën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i ka bërë të shpeshta vizitat në vendin tonë.

Përmes një njoftimi në “Instagram”, ai ka thënë se Kosova gjendet në një moment kyç. Takimin e vetëm që e ka bërë publik ishte me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin. “Major of Prishtina”, ka shkruar Soros.

Ndërkaq, në Beograd ka zhvilluar një takim me presidentin, Aleksandar Vuçiq i cili e ka njoftuar për dialogun në Bruksel.

Vlen të theksohet se para vizitës në Kosovë dhe Serbi, Soros në Amerikë ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, e cila ka qëndruar për disa ditë në SHBA.

“Soros e ka përshëndetur vazhdimin e dialogut dhe rolin konstruktiv të Serbisë në ruajtine e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” thuhet në njoftim e Beogradit Zyrtar. /Indeksonline/