12:10 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Milioneri blen tre Ferrari të njëjta për tre vajzat e tij

Milioneri i naftës Femi Otedola ka treguar se është një njeri që nuk ka qejf t’i grumbullojë paratë e tij.

Pa iu dridhur dora ai ka blerë tre super-makina në model të njëjtë Ferrari Portofino, për secilën nga tre vajzat e tij.
Një prej vajzave të tij fatlume, Florence Ifeoluwa Otedola, e njohur ndryshe për fansat e muzikës si DJ Cuppy, tregonte treshen e makinëve në llogarinë e saj në Instagram.

27 vjeçarja ndante foton e tre motrave me tre makinat e reja, me rreth 6 milionë ndjekësat e saj.

Ajo vetë kishte zgjedhur një Portofino ngjyrë rozë me targë të personalizuar CUP 9Y, ndërsa dy motrat e saj Elizabeth Temi e Tolani Otedola kishin marrë respektivisht një makinë ngjyrë bronzi e një ngjyrë blu.
Tolani, motra e madhe Otedola është këngëtare.

Ndërsa Temi, më e vogla është komentatore në Youtube dhe shpreson të bëhet një ditë stiliste mode.

Babai Otedola është pronar i grupi të naftës Zenon Petroleum dhe Gas Ltd si dhe i një numri biznesesh të tjera.
Vlera e pasurisë së tij llogaritet në $1.85 miliardë dhe kjo e bën atë njeriun e 1,011 më të pasur në botë.

Bujaria e Otedola nuk kufizohet vetëm per familjen e tij. në vitin 2019 ai dhuroi 12 milionë dollarë për organizatën Cuppy Save Children Foundation, e krijuar nga vajza e tij e mesme dhe ndihmon në përmirësimin e jetës së të varfërve e të pastrehëve në Nigeri.

Një nga komentuesit në Instagram shkruante: “Dhurata më e bukur e Otedola për fëmijët e tij nuk janë dhuratat por fakti që ai është prezent për to dhe paraja nuk mund ta blejë këtë”.tch