19:02 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Milot Rashica afër transferimit te klubi Italian, flet menxheri i tij

Futbollisti kosovar, Milot Rashica ka pasur paraqitje mjaftë të mira deri më tani me skuadrën e Werder Bremenit.

Me paraqitjet e tij ai i ka lënë përshtypje shumë skuadrave të mëdha, siç është edhe Liverpool, transmeton IndeksOnline.

Sipas ‘Liverpoolecho’, për një transferim të mundshëm të Rashicës në klubin Italian Napoli, ka folur edhe njëri nga agjentët e futbollistit Nek Capric.

“Ne jemi të hapur për çdo propozim dhe interesi i Napolit është sigurisht i mirëpritur, por duhet të thuhet se ka shumë kërkesa për Rashicën edhe në Premier ligë dhe Bundesligë,” tha Nek Capric.

Po ashtu Capris tregoi që nëse klubi Italian e dëshiron transferimin e Rashicës, atëherë duhet të nxitoj.

“Nëse Napoli është i interesuar, ata do të duhet të fillojnë të flasin për këtë në ditët ose javët e ardhshme”, përfundoi ai./IndeksOnline/.