20:57 / E Diele, 11 Shtator 2022 / C E

Milot Rashica debuton me fitore me fanellën e Gallatës

Galatasaray ka fituar me rezultat 1-3 si mysafir i Kasimpasa në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës turke.

Në këtë ndeshje ka debutuar edhe transferimi i ri i skuadrës nga Stambolli, Milot Rashica.

Sulmuesi nga Vushtrria luajti nga minuta e 83-të e ndeshjes.

Për Kasimpasën për 90 minuta u aktivizua Florent Hadërgjonaj derisa Bersant Celina luajti vetëm një pjesë. /IndeksOnline/