22:46 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Milot Rashica e dërgon në gjysmëfinale Werder Bremenin

Milot Rashica po i mahnit gjermanët me klasin e tij. Ylli kosovar ishte më i miri në çerekfinalen e Kupës ndaj Schalkes. Werder arriti fitore me rezultat 0-2, ndërsa Rashica shënoi një gol.

Ishte minuta e 65 kur kosovari lansoi një predhë nga distanca për të shënuar gol tejet të bukur. Klaassen pak minuta më vonë shënoi për fitoren e sigurt të mysafirëve.

Kualifikimi i Bremen është një nga sukseset më të mëdha të skuadrës ne vitet e fundit dhe fantastike është se një kosovar është më meritori për këtë./Indeksonline/