23:16 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Milot Rashica i kënaqur me fitoren: Bashkë mund të arrijmë gjëra të mëdha

Anësori i Kosovës, Milot Rashica ka reaguar pas fitores historike të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja kosovare regjistruan fitore me rezultat, 2-0 ndaj Ishujve Faroe në kuadër të grupit 3, Liga D.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, Kosova zhvilloi një paraqitje perfekte, transmeton IndeksOnline.

Pas ndeshjes ka folur edhe anëtari i Werder Bremen, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer sonte.

”Kemi bashkëpunim të mirë me treshen sulmuese dhe nuk e kam problem ndërrimin e pozitës”.

”Por, e gjithë skuadra duhet t’i përshtatet trajnerit dhe tutje mund të arrijmë gjëra të mëdha”.

”Ishte ndeshja e parë në shtëpi dhe përkrahja ka qenë e madhe. U ndjeva i lumtur kur tifozët thirrën emrin tim”, theksoi Rashica./IndeksOnline/

Temat: