14:22 / E Hënë, 01 Mars 2021 / Blerim

Milot RASHICA i madh, pjesë e formacionit më të mirë të javës në Bundesligë

Faqja e Bundesligës ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës, ku bëjnë pjesë tre yje të Bayernit.

Bashkë me Lewandowskin, Gortzekan dhe Sulen në këtë formacion figuron edhe emri i sulmuesit kosovar, Milot Rashica, shkruan IndeksOnline

Pas paraqitjeve të mira me klubin e Werderit, Rashica ka pranuar notën 8.2 dhe ka zënë vend në 11-shën më të mirë të Bundesligës.