15:45 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

Milot Rashica kundër Liverpoolit e fillon nga banka rezervë, pritet të debutoi në pjesën e dytë

Sot në ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja mes Norëichit dhe Liverpoolit në kuadër të xhiros së parë të Premier Ligës.

Indeksonline mëson se Milot Rashica ndeshjen do ta nis nga banka rezervë. Ai disa ditë më parë ishte i mbyllur në karantinë për shkak se u shfaqën disa raste me Covid 19 tek ekipi anglez.

Rashica u stërvit me ekipin në dy ditët e fundit, por trajneri nuk dëshiron të rrezikoj me kosovarin pa u përgatitur mirë fizikisht.

Miloti pritet që në pjesën e dytë të inkuadrohet dhe të debutoj për ekipin anglez./Indeksonline/