17:41 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Milot Rashica: Mund ta mposhtim edhe Anglinë

Ylli i Kosovës, Milot Rashica është paraqitur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Malin e Zi.

Rashica beson më kualifikim dhe thotë se mund ta mposhtim edhe Anglinë.

“Kemi mundësi të mirë këtë ndeshje pasi kemi përkrahjen e tifozëve”

“Edhe pse Anglia na ka vështirësuar punët, ne kemi kualitet dhe kemi gjasa të kualifikohemi, i kemi tri ndeshje përpara.”

“Na kemi besu prej fillimit, na prej kur e kemi pa grupin kemi besu me cilësinë tone, pse mos t’i fitojmë te tri ndeshjet”.