13:57 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Milot Rashica rikthehet, i gatshëm për sfidën ndaj Leverkusenit

Futbollisti kosovar, Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën kundër Bayer Leverkusen.

Bremen të shtunën nga ora 15:30 luan takimin e rëndësishëm të xhiro së 32-të në Bundesliga, shkruan IndeksOnline

Trajneri, Florian Kohfeld sot gjatë konferencës për media tha se të gjithë lojtarët përveç Toprak janë të gatshëm për këtë sfidë.

Milot Rashica mungoi në ndeshjen e fundit të Bremen kundër Leipzig (1-2) për shkak të një lëndimi. Megjithatë ylli i Kombëtares së Kosovës pritet të rikthehet në formacion gjatë vikendit.

Kujtojmë që Rashica ka shënuar dy gola këtë sezon me ekipin e Werder Bremen./IndeksOnline/