20:56 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Milot Rashica tregon çfarë i ka shkruar miku i tij çek

Në ndeshjen kundër Çekisë me 14 nëntor, Milot Rashica do të mundohet t’shënoj shokut të tij te skuadra e Werder Bremen, Jiri Pavlenka.

Ylli nga Vushttria dhe ai çek janë miq të mirë por në Plzen do të jenë kundërshtar, shkruan Indeksonline.

Në konferencën për shtyp pas stërvitjes së sotme, Rashica ka treguar se ka folur Pavlenkan për këtë ndeshje.

Kam folur me të, edhe ata dëshirojnë të fitojnë por edhe ai e di se na kemi me shku për fitore atje“, ka thënë Rashica.

Në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë para dy muajsh, Rashica edhe pse i lënduar erdhi dhe e vizitoi shokun e tij. /IndeksOnline/