16:49 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mimoza Kusari për sulmin ndaj Avdullah Hotit: “A bash me vezë mendoni me e ndalë taksën a?”

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari ka reaguar për sulmin me vezë që i është bërë sot zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ajo përmes një postimi i propozoi opozitës që të jenë më kreativ me ofrimin e alternativave dhe të lënë vezët, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Mimoza Kusarit:

Gjuajtje me vezë?!?! A bash me vezë mendoni me e ndalë taksën a?
Një informatë që ndoshta ju ka ik, industria e ushqimit në përgjithësi dhe e vezëve e mishit të pulës në veçanti, po pëson humbje çdo ditë me taksën. Kjo vetëm sa me i kursy vezët nga simboli i “rezistencës” për taksën.

Nëse veprimi opozitar tash e tutje do të jetë gjuajtja me Vezë pozitën, sikur që u bë sot ndaj Zv/KM Avdullah Hotit, atëherë njejtë sikur edhe qeverisja juaj deri tash, do të jenë kopje e keqe e tjetër kujt.

Në qeverisjen paraprake pamë vetëm ngarendje pas kapjes së shtetit, tenderomani, nepotizëm e mos më keq. Izolim të shtetit dhe humbje të besimit të qytetarëve se ndonjëherë do të bëhet mirë në këtë vend. 6 Tetori ndërroi këtë ndjenjë, solli shpresë dhe besim për shtetin e ri.

Tash ju që keni dalë në opozitë, keni pak më shumë kohë të mendoni dhe të jeni më kreativ në ofrim të alternativave. Andaj, leni vezët e mendoni pak më shumë çka i bën mirë demokracisë së vendit kur ju bëni opozitën e mirëfilltë.
Si e bëni ju pushtetin e pamë, andaj i humbet zgjedhjet. Treteni mirë këtë realitet dhe kuptojeni se shumë gjatë do të mbeteni opozitë nëse krejt çfarë do të bëni është të gjuani me vezë.