20:39 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mini Cooper elektrik tërheq aeroplanin

Modeli elektrik Mini Cooper SE tashmë është zbuluar gjatë një xhirimi reklamues në Shtetet e Bashkuara, megjithatë marka britanike po vepron sikur të mos ndodhte asgjë, duke vazhduar me fushatën e tyre të promovimit.

Ky klip përshkruan prototipin Cooper SE si një “makinë muskulore”, duke treguar se sa i fuqishëm është modeli i parë elektrik, i cili tërheq një avion Boeing 777F me një peshë pa ngarkesë prej rreth 150 ton.

Natyrisht, gjithçka ishte filmuar për qëllime promovuese, me rezultat që ishte një reklamë 45 sekondash që mund ta shikoni më poshtë.

Mini elektrik do të hyjë në prodhim në fabrikën e BMW Group në Oxford në Britani të Madhe, në nëntor të vitit 2019. /IndeksOnline/