19:32 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

MINI mbyll fabrikën në Oksford për shkak të Brexitit

Prodhimi në fabrikën e Oksfordit, në të cilën prodhohen veturat MINI, është pezulluar nga 29 marsi deri më 29 prill.

MINI, në pronësi të BMW-së, njoftoi se do të mbyllë përkohësisht fabrikën në tetor të vitit 2018, kur supozohet se Brexit zyrtarisht do të hyjë në fuqi në fund të marsit.

Ndërkohë, data e Brexitit është zhvendosur, por MINI ka qëndruar pranë vendimit të mëparshëm.

Në Oksford nuk janë të lumtur për mbylljen e fabrikës për një muaj, pasi MINI është punëdhënësi më i madh në qytetin anglez.

Krerët e qytetit e konsiderojnë vendimin si të gabuar, pasi kaosi rreth Brexitit nuk është e sigurt se MINI do të arrijë efektin e dëshiruar për të mbrojtur biznesin që mund të kërcënohet nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Përndryshe, MINI pikërisht për shkak të Brexitit ka zhvendosur pushimin e tij të rregullt vjetor në punën e fabrikës më 29 mars, megjithëse zakonisht kjo ndodh në fund të vitit.

BMW si pronar i markës pret që ajo të goditet veçanërisht nga Brexiti, përveç nëse arrihet një marrëveshje midis Britanisë dhe BE-së.

Kompania bavareze kohët e fundit njoftoi se për këtë arsye mund të jetë e detyruar të zhvendosë prodhimin e MINI-t në Holandë, duke i dhënë kështu një goditje të re industrisë automobilistike britanike, pasi Honda njoftoi më herët se do të mbyllë fabrikën në Swindon në vitin 2021, pas përfundimit të prodhimit të gjeneratës së tanishme të modelit Civic.