10:12 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministrat e LDK-së bojkotojnë mbledhjen e Qeverisë së Kurtit

Në sallën e mbledhjeve të Qeverisë tashmë kanë mbërritur ministrat në detyrë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deri tani nuk është parë ndonjë ministër nga radhët e LDK-së të ketë hyrë në sallën e mbledhjes.

Ndërkohë, e pranishme është edhe ministrja në detyrë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.

Kjo mbledhje e Qeverisë në detyrë po mbahet një orë para se në Kuvendin e Kosovës të votohet Qeveria e Hotit.